Pas sulmit që kreu i PD, Lulzim Basha bëri ndaj kryebashkiakëve të rinj duke i quajtur bandë kriminelësh dhe hajdutësh të vendosur nga Rama për të vjedhur vendin, ka reaguar kryebashkiaku i ri socialist i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Basha tha se Pjerin Ndreu është në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe. Kreu i PD shtoi se Ndreu është i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojnë për PS dhe në vend që të ndiqet penalisht, Rama e mbron dhe e kandidon.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ndreu ka reaguar ndaj sulmeve të Bashës duke saktësuar se nga policia ka ikur me kërkesën e tij dhe jo me shkarkim. Ndreu i është drejtuar kryedemokratit duke i thënë se ka shumë zullume për të larë duke nisur nga vjedhja te rruga e Kombit, te shitja e detit dhe te vrasja e 4 të pafajshmëve në bulevard.
Kryebashkiaku i Lezhës ka paralajmëruar Bashën se me ardhjen e SPAK, nuk do t’i përballojë dot zullumet që ka bërë.
Postimi i plotë:
Per Lulush Bashen…
Une nuk te ndihmoj dot ne theqafjen e pandalshme te jetes tende qe nga spiunimi i UCK, te vjedhja e rruges se kombit me plot 230 milion dollare, te shitja e detit, te vrasja e 4 te pafajshmeve ne bulevard, tek vjedhja e votave qe i bere te ndjerit Olldashi, tek drejtimi idiot i Bashkise se Tiranes apo tek impotenca e dukshme per tu bere lider i opozites ! Por dua te bej me dije se :
-Kam ike nga policia me kerkesen time jo me shkarkim sepse sekuestrova 17 kg droge ne nje linje autobuzi qe interferonte me dike ne pushtet !
– Kam fole ne tel me strukturat e partise sime diten e shtune, dite pushimi, dhe as skam blere e as skam bere pazar me njeri apo terror sic bene detashmentet e tua te mjera ato dite !
Mbi supet e mia dhe te familjes time deri ne 5 brez as nga nena e as nga babai nuk rendon qofte nje element minimal kriminal !
Por ti ngelesh nen mesataret e logjikes e nuk eshte per te marr ne konsiderate. Sic je vete eshte dhe opozita jote me plot lajthitje qe te shkojne. Kam neveri per modele hajdutesh, te paaftesh dhe njerezish te perdorshem si puna jote !
Mbaje veten Lulush se po te vjen SPAK e ti ske shpatulla t’i mbash zullumet !