Sekretari për marrëdhëniet me mediat në Partinë Socialiste Alfred tha në emisionin “Opinion” se ka zëra që thonë se lëvizja e re e Metës do të quhet “Lëvizja për Besën Shqiptare”, dhe do të përfshijë LSI-në dhe parti të tjera të vogla.
“Ka zëra që lëvizja e re politike e Metës do ta ketë emrin Lëvizja për Besëlidhjen Shqiptare, dhe do të përfshijë parti si LSI dhe parti të tjera të vogla dhe përqëndrimin do ta ketë më djathtas se LSI-ja”, tha Peza.
Më herët ish-deputeti aludoi se Meta po tenton të marrë rolin e kreut të opozitës duke i shpallur luftë Lulzim Bashës.
“Ilir Meta sot ka nisur një projekt të ri politik, lufta nuk është me mazhorancën dhe Ramën është me Lulzim Bashën për rolin e kreut të opozitës. Ilir Meta ishte në rolin e liderit të opozitës, Lulzim Basha ishte në rolin e argatit që i solli votuesit e tij për t’ja konfirmuar këtë gjë”, u shpreh Peza.