Presidenti Meta dekretoi ditën e sotme lirimin nga detyra të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, propozuar nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Brendshëm.
Kjo lëvizje e Metës me qetësi, sepse e mori shtruar për gati dy javë duke bërë turizëm qeflinjsh, por aspak me dashuri, sepse është një justifikim i shëmtuar për të gjithë debatin publik dhe përplasjes Kryeministri-Presidencë.
Handikapi i Metës nuk kishte asnjë justifikim, madje kjo vonesë e panevojshme kishte vetëm një emër: Nuk më bind!
Metën nuk e bindte, që një oficer i gradës madhore në lirim, i kthyer në punë me vendim të Gjykatë Administrative, duhet të dekretohej fillimisht, pastaj të lirohej sikurse ka bërë deri më sot presidenti i pabindur Meta!
Dekretimi i sotëm është pa kurrëfarë sensi apo qëllimi, pasi Sandër Lleshi nuk ka nevojë për dekret për tu liruar nga detyra, se për tu kthyer në punë, veç vendimit të gjykatës i nevojitej dhe një dekret nga presidenti.
Pra, çdekretimi i Sandër Lleshit nga Meta është nul, sepse gjenerali nuk ka qenë dekretuar për tu kthyer në detyrë.
Dekretimi i sotëm, është thjesht një justifikim i presidentit ose “alibi”, se zvarritja e procesit ishte e nevojshme dhe pas shterimit të pikëpyetjeve, ai mund ta dekretoj atë lirisht./Ekskluzive.al
Njoftimi i presidencës:
DEKRET PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,
D e k r e t o j, Neni 1, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim. Neni 2, Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.