Degjeneron në grushte finalja e boksit në Shkodër.
Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.
Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni.