Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende, pretendon SHBA.
SHBA nxjerr skandalin: Si u financua Partia Demokratike nga Putini me 500 mijë dollarë në zgjedhjet e 2017
Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar së fundmi. Një zyrtar i lartë nga administrata e Presidentit Joe Biden tha: “Ne mendojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut”.
Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. Vetë Moska ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për ndikim në vende të ndryshme.
Inteligjenca amerikane “vlerëson se këto janë shifra minimale dhe se Rusia ka të ngjarë të ketë transferuar fonde shtesë fshehurazi por që nuk janë zbuluar ende”, tha zyrtari i administratës Biden, i cili mbetet anonim.
Zyrtari i administratës tha se inteligjenca amerikane tani po informonte privatisht vendet të cilat janë financuar fshehurazi nga Rusia. Komunikimet do të mbeten private.
BBC shkruan se Rusia ka shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.