Ish-kreu i UEFA-s, Mishel Platini, ka nisur betejën kudnër FIFA-s për largimin e tij. Platini u shpall fajtor për marrjen e një pagesë 2.8 milionë euro, pa kontratë, në vitin 2011 nga ish-presidenti i FIFA-s,Joseph Blatter.
Sipas mediave të huaja ai kërkon pagat e prapambetura, një bonus si dhe pagesat e tarifave të avokatëve pas procedimeve të shumta të nisura vitet e fundit.
Më tej shtohet se shuma totale që kërkon Platini do të arrinte në rreth 7.2 milion euro, përfshirë 5.5 milionë euro pagesa të prapambetura.
Platini është shprehur më parë se ai do të rikthehet sërish në botën e futbollit, ku do të ketë një rol të rëndësishëm.