preferuar për rërën kurative dhe ujin i pastër janë disa nga arsyet bregdeti i Tales në Lezhë po kthehet çdo vit e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj
Tërheqës për natyrën dhe bregdetin e bukur që ofron, plazhi i Talës në Lezhë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion për turistët. Me një vijë bregdetare prej 12 km dhe gjerësi 100 metra, ndodhur mes grykëderdhjes së Lumit Mat dhe Drin është mjaft i populluar në këto ditë të nxehta korriku.
Të ardhur nga kryesisht nga zona e Mirditës, Kurbinit dhe Krujës, pushuesit janë kryesisht ditor por nuk mungojnë as kryeqytetasit, shqiptaret e Kosovës apo dhe turistët e huaj.
Rëra kurative, uji i pastër, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet konkurruese janë disa nga arsyet pse plazhi i Talës zgjidhet si destinacion i pëlqyer nga pushuesit.
“Unë në fakt e njoh mirë zonën e Lezhës, e vetmja që më kishte mbetur pa eksploruar ishte plazhi i Tales. Është një plazh në zhvillim , një plazh shumë i mirë i Adriatikut, i pastër. Çmimet janë shumë ekonomike në krahasim me pjesën tjetër të Adriatikut”, tha një pushues.
“Ne vijmë nga Laçi. Kemi rreth 10 ditë që kemi ardhur. Plazhi është shumë mirë, i qetë”, u shpreh një pushes.
“Plazhi i Tales është shumë i mirë, i pastër , rëra e mirë, e përkryer, deti i qetë. Ne vijmë çdo vit që vij këtu, kam 20 vjet që vij. Çmimet janë të papërballueshme”, tha një pushues.
“Kam ardhur nga Suedia. Kam ardhur disa herë. Qetësi, shumë pastërti dhe çmimet duken mirë”, tha një turist.
Me rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe ndërtimit të njësive të reja të shërbimeve numrit gjithnjë në rritje të pushuesve në Tale, po i përgjigjet dhe privati./ Elvis Hila