Nëse i keni parë makinat këto dutë do të mund të vëreni sasi të mëdha pluhuri të cilat kanë arritur dhe vazhdojnë të vijnë nga shkretëtirat e Afrikës Veriore, për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga atje në drejtim të territoreve tona.
Përpos temperaturave të larta së bashku me vranësirat sonte dhe nesër kemi koncentrim shumë të madh të pluhurit të Shkretëtirës së Saharasë në rajonin tonë dhe kjo mund të vërehet më së miri në makinë.
Edhe sot gjatë ditës pritet të kemi grimca nga Saharaja dhe erëra vende-vende të forta nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa nga nesër atmosfera mbi ne do të fillojë të pastrohet nga pluhuri Saharian për arsye se do të kemi rrymime ajrore nga veriperëndimi./Meteoballkan