Radhima ka përjetuar çaste paniku.
Kjo, pasi policia është përplasur me armë me një të shpallur në kërkim.
Ky i fundit ka hapur zjarr në drejtim të policisë, për t’i shpëtuar arrestimit.
Forcat blu janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe kanë rethuar zonën.
Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në zonën e Radhimës, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka qëlluar ndaj policisë.
Policia kishte informacion mbi vendndodhjen duke e rrethuar banesën për ta arrestuar, por ai ka hapur zjarr.
Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon aksionin për të arrestuar personin që hapi zjarr ndaj bluve. Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug, pasi në Dhërmi në datë 8 qershor pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.