Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami është parë në selinë blu duke zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.Nuk dihet ende nëse ky takim ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të tij në PD. Por pas këtij takimi ka reaguar edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se aleatët po i bëjnë thirrje Bashës të rikthej në PD ata që largoi dhe ironizon se ata e dashkan partinë më shumë se vetë ai.
Kujtojmë se Selami është një nga personat më kritikë ndaj mënyrës sesi Basha po drejton PD-në.
Postimi i Spahiut:
Lajmi më komik i 2019:
Partitë aleate i bëjnë thirrrje Lulzim Bashës të rikthej në PD ata që largoi.
Aleatët e dashkan Partin Demokratike më shumë se Luli dhe padyshim më shumë se mijra demokrat që heshtin si mumje për rikthim të kolegve që i flakën rrugve