Një shqiptare është duke u hetuar nga autoritetet italiane lidhur me disa transferua, që sipas gazetës italine ‘Domani’ kanë ardhur nga një llogari e ish kryeministrit Silvio Berluskoni, aktualisht kandidat i qendrës së djathtë italiane për të qenë Presidenti i Italisë.
Zyra kundër pastrimit të parave ka identifikuar nëntë transferta, nga shkurti 2020 deri në tetor të të njëjtit vit, në vlerën 67 mijë euro për llogari të shqiptare Julinda Llupo, e lindur në vitin 1987 në Tiranë dhe banuese në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish-kryeministrit drejt asaj të Julindës.
Për këtë, Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.
Po ashtu, nga hetimi rezultoi se një pjesë e parave ishin përdorur nga shqiptarja për t’i paguar qiranë një magjistrati të Gjykatës së Kasacionit, Cosimo D’Arrigo. Një gjykatës i cili në vitin 2012 ishte anëtar i kolegjit i cili konfirmoi lirimin e ish-kryeministrit në një nga çështjet e gjyqit Mediatrade të vendosur nga Milan Grup.
Gruaja shqiptare e pyetur nga gazetarët nuk ka shpjeguar arsyen e këtyre dhuratave. Informacioni i mbledhur sqaron se ajo është aksionerja e vetme e një kompanie: L3L-Co, aksionet e së cilës iu shitën nga partneri i saj disa muaj më parë. Një kompani e specializuar në Bed & Breakfast.