“Kam dëgjuar fjalë që as i kemi dëgjuar. Po të më qëndroni pak më larg, se është shumë vapë, do jua them me shumë qetësi. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt me atë që kërkoi Prokuroria.
Mesa mundëm të lexojmë, ne nuk vërejtëm kurrëkund asnjë rresht që të justifikonte nevojën pse Prokuroria ka nevojë për kontroll banese dhe masë sigurie ndaj deputetit Ahmetajt.
Kjo mund të bëhet vetëm për shou për të treguar sesi dhunohet një deputet i Kuvendit. Jemi kundër arrestit të një deputeti”.
Kështu u shpreh njëri prej avokatëve të Arben Ahmetajt, Ardian Visha, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
“Akuzat janë të gjitha hamendësime. Nuk ka asnjë fshjehje të pasurisë dhe asnjë lidhje me inceneratorët. Para 5 minutave kam komunikuar me Ahmetajn”, u shpreh avokati tjetër.
“Ju treguam çfarë biseduam këtu. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër Ahmetajt. Mos flisni pa u njohur.
Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Ju e shtrembëroni të vërtetën. Pagesat nuk janë të vërtetuara.
Po i ke vërtetuara, vazhdo karrierën, bëhu prokurore”, tha sërish Visha, duke replikuar me një gazetare.