Ilir Meta pasi denoncoi sot ngjarjen në Shijak, ku digjeshin masive me plehra, ka shkuar vetë në terren. Ai tha në një mesazh se: Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon!
Mirëpo Policia që mbërriti para Ilir Metës, arriti të gjejë personin që po digjte goma makinash dhe sejdilje të tyre me qëllim që t’u merrte hekurat.
“Arrestohet A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve” – thotë Policia.