Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një qytetari pas një postimi thumbues që ka hedhur në Facebook për përplasjet e fundit brenda Partisë Demokratike.
Teksa një komentues, shkruan se kemi falimentuar si popull duke shtuar se Rama tallet me një ngjarje themelore për një parti opozitare, Rama i është përgjigjur se është gabim pasi ai nuk di të tallet.
Komentet
Qytetari: ne si popull…un si popull me histori kemi falimentuar nga momenti qe i besuam nje grushti njeresish…o komandant nqs ti per momentin je ligji e maliqi…per popullin qe e shet dinjitetin per shkak te varferis ? me vjen keq qe n1 i shtetit tim tall bythen me ngjarje themelore per nje parti opozitare…..
Edi Rama: Je gabim i dashur mik, sepse e para une nuk jam ligji as maliqi dhe e dyta une nuk di te tallem, sepse kam shume respekt per ata qe me kane besuar detyren dhe per veten po ashtu, ndersa per “falimentimin e popullit” ben te njejtin gabim trashanik qe ben cdo individ qe nenvlefteson, qofte edhe padashje, popullin e vet!