Joze Murinjo është paraqitur sot në konferencën për shtyp një ditë përpara sfidës kundër Sasuolos. Trajneri portugez ka marrë në mbrojtje njeriun që të dielën i solli humbjen në derbin me Lacion pas një gafe fatale në zonë. Murinjo kërkon vetëm respekt për Ibanezin, të cilin e konsideron të paprekshëm në formacionin e tij.
Më tej, “special one” nuk nguron të thumbojë kundërshtarët, teksa shprehet se nëse do të fitonte një ndeshje si Sarri, atëherë do e kishin vra.rë.
“Ibanez? Ne kemi nevojë për respekt për ata që nga dita kur erdha e deri sot japin gjithçka që kanë edhe kur kanë qenë në vështirësi. Vitin e kaluar në një kohë të sezonit kishim vetëm atë në qendër dhe ai ishte gjithmonë aty. Kur shkuam në Sevilje dhe me atë që pashë në mëngjes mendova se e kishte të pamundur të luante dhe në vend të kësaj ai doli në fushë. Gjithmonë tregoi fytyrën përpara, për mua ai është i paprekshëm.
Në shtëpi janë tre ndeshje në të cilat nuk kemi shënuar: Napoli, Atalanta dhe Lazio. A mund të qaj edhe unë? Të tjerët e bëjnë gjithmonë. Ne kemi luajtur tre ndeshje pa lojtarin tonë më kreativ dhe më të lëvizshëm në fushë. Mos të flasim për Lacion se po të kisha fituar një ndeshje si Sarri do të më kishin vr.arë”, ka deklaruar Zhoze Murinjo.