Aktivistja shqiptaro amerikane, Evi Kokalari ka bërë të tjera reagime për fushatën e Sali Berishës dhe këshilltarin e tij Chris LaCivita. Në dy postime të tjera në Facebook, Kokalari ndalet tek lidhjet e Sali Berishës, jo vetëm me LaCivita, por edhe me një personazh Paul Manafort, i dënuar në SHBA, ndërsa njihet edhe si një person i lidhur me Rusinë.
“Ky eshte Amerikani Berishës! Paul Manafort, qe solli dhe LaCiviten tek Trump dhe LaCivita tre vjet ka qe e njeh Trumpin, sic e tha dhe mbreme. LaCivita eshte fasada e Paul Manafort, qe ka plot arsye pse s’duhet te dal publikisht ne krahe te politikaneve te korruptuar ne nje shtet tjeter – beri te njejten gje ne Ukraine dhe prandaj u denua (mes te tjerash) me burg. Manafort nuk është me mire se McGonigal. Te dy ben burg!!! Te them qe keta po rrezikojne karrierat e tyre – eshte pak! Beni durim!!”, shkruan Kokalari.
Kokalari shkruan se skandali i hapjes së fushatës së Berishës është Paul Manafort, të cilin thotë se e vendosën në krye të fushatës, por nuk ia përmendëm emrin, duke menduar se do i shpëtonte opinionit publik. Kokalari shkruan se Berisha mundohet të gënjejë opinionin shqiptar se ka mbështetjen e Donald Trump me LaCivita dhe Manafort, për të cilët thotë se Trump nuk i mori as në Shtëpinë e Bardhë.
Kokalari shkruan se lufta e saj është që mos t’i heqin non gratën Berishës, ndërsa shkruan se me paratë e korrupsionit po paguhen këshilltarë të cilët po lobojnë pa u regjistruar në FARA. FARA është një ligj i miratuar në vitin 1938, që kërkon që individët ose organizatat që përfaqësojnë interesa të huaja në SHBA, si agjentë të qeverive, partive politike, apo entiteteve të huaja, të regjistrohen zyrtarisht në Departamentin e Drejtësisë.
“Skandali i hapjes se fushates se Berishes, eshte pikerisht Paul Manafort, qe e vune ne krye duke menduar se po s’ja permenden emrin, do t’ju shpetonte opinionit publik, nderkohe ne kulmin e hipokrizise, flasin per McGonigal ‘amerikanin e Rames’ kur ish-kriminelin e kane te ulur ngjitur me Berishen.
Me poshte gjeni linkun e pranimit te denimit te Paul Manafort, ku ai vet ka pranuar qe eshte i fajshem, ka pranuar $24 million gjobe dhe beri disa vite burg. Paul Manafort u gjykua ne nje kohe qe Trump ishte President, dhe Trump nuk e ndihmoi dot, sepse kur vjen puna tek drejtesia, asnje nuk ben dot gje.
Me keta te dy, qe Trump nuk i morri ne Shtepine e Bardhe, Berisha mundohet te genjej opinionin shqiptar se ka mbeshtetjen e Donald Trump.
Qe zgjedhjet i fiton Rama ketu s’ka dyshim, por beteja ime eshte qe mos t’i heqin non-graten Berishes. Fatkeqesisht, keta me parane e korrupsionit po paguajne keshilltare qe kane njohje dhe pse duket se po lobojne pa u rregjistruar me FARA. Lufta eshte veshtiresuar por nuk eshte e pamundur per t’u fituar. Nejse, ka plot qe i kane syte tek Manafor dhe aferet e tij ne Shqiperi, keshtu qe Berisha mos rri shume i qete. To be continued…”, shkruan Kokalari.