Deputeti demokrat, Tomor Alizoti, iu përgjigj pyetjes së të ftuarve të tjerë në “Top Story” se çfarë qëndrimi do të mbajë Grupi Parlamentar, për vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Alizoti u shpreh se PD nuk ka pse të mbajë qëndrim për çdo zyrtar që vjen në vendin tonë, për ta fyer sipas mendje së tij si trushpëlar që turpsisht përfaqëson shtresën e të persekutuarve, duke bërë të paditurin se Blinken nuk është zyrtar por numri i dy i SHBA-së. Ndërsa analisti Arjan Curri kundërshtoi, duke thënë se ky është as më pak e as më shumë, por zyrtari që shpalli non grata Sali Berishën.
Alizoti: Ju mendoni se grupi ynë parlamentar ka qëndrim për çdo zyrtar që vjen në Shqipëri? Grupi Parlamentar nuk ka për detyrë të prononcohet për vizitën e çdo zyrtari. Mendoj se PD nuk mban qëndrime kush vjen në Shqipëri.
Curri: Po nëse takon Bashën, do mbani qëndrim?
Alizoti: Jo, nuk do mbajmë
Curri: Po vjen ai që shpalli non grata Berishën numëri 2 i SHBA-së!
Alizoti: Nuk kam asnjë qëndrim. Çfarë qëndrimi të mbajë Grupi Parlamentar?!