Nga Amarildo Pregapuca
Une kam qene i persekutuar…kam patur endrra te thyera dhe zhgenjime plot..
Por nuk shkruaj dot per to..
Se nje baba ose nene e nje femije te perdhunuar dhe te derguar si prostitute diku, larg, larg syve te tyre, me lexon..
Me lexojne prinder qe femijet ja u ka rrembyer droga apo bixhozi, ose femij qe bixhozi apo droga, ju kane rrembyer prinderit.
Nje baba ose nje nene e nje femije te rrembyer apo te semure dhe para ska ta kuroje..ndoshta me lexon..
Nuk shkruaj dot, nuk shkruaj dot..
Se ndoshta me lexon ai qe ka humbur djalin, babain apo vellain ne gjakmarrje..
Ndoshta me lexon dikush qe prindin e semure rende e ka, mijra kilometra larg dhe nuk mundet ti jete prane, se kushtet se lejojne..
Apo dikush qe ka lene gruan dhe femijen per te punuar diku larg..dhe nuk ka guximin as ti mare ne telefon,, se punen ka humbur.
Mund te me lexoj shoku im qe kacafytet me diten dhe dita i kafshon shpresen cdo dite..
Nuk shkruaj dot se ndoshta me lexon nje qe sapo nga burgu ka dale ne askund dhe vetem fati mund te mos e rikthej serisht aty..
Mund te me lexojne njerez te vetmuar,, shume te vetmuar..cnjerezisht te vetmuar..
Nuk shkruaj dot..se ndoshta me lexojne mijra te rinj dhe te reja qe jane te pa pune.. Apo te punesuar si mish levizes per pronare qe dhe rrogat e semura sa ska me keq, ja u japin si meshire..
Une kam qene i persekutuar..Ju te lart permendur, mos me qeshni..!
Ju lutem mos.
Ndersa ti.
Ti dhe ju..
Jeni te lire te shkruani dhe ju kuptoj..ju a kane blere dhe fytyren dhe shpirtin, duke ju kthyer ne hije.
Kjo eshte poezia mizerabel e dites Shqiptare, ku fshati digjet e kokrra kurves, krihet.