Vrasja e Jurgen Dukës nga punonjësi, oficeri i policisë Arbër Sula ishte në fokusin e diskutimeve në emisionin Zona Zero në Top News. Gazetari Eni Ferhati e ka cilësuar si të paimgjinueshme që një punonjës i policisë i merr jetën një shtetasi, në një kohë që detyra e tij është të mbrojë qytetarët.
“E kuptoj se agjenti kishte stres e vështirësi pune, por është e paimagjinueshme e paperceptueshme një gjë e tillë. Pas presupozohet se duhet të jetë i trajnuar, arma ishte e mbushur dhe gati për qitje, jashtë çdo procedure. Rezulton se në mënyrë gjakftohtë përgatit armën në çantë, edhe pse nuk ishte në nevoja ekstreme dhe siç duket nga pamjet dhe dëshmive gjithçka nisi për sherrin banal”, tha Ferhati.
Ndërsa eksperti Ergys Muzhaqi e cilësoi si ngjarjen si një vrasje të pastër, por jo me paramendim. “Kemi një moment nga një zbatues i ligjit, e në momentin tjetër je në kërkim nga ligji. Nga pamjet që duken edhe shumë domëthënëse, e shpejtë e flaktë, është një akt fatkeq, e tejkalim i kompetencave ligjore, duket si një rast i pastër vrasjeje, jo e paramenduar. Duket sikur ka një vetmbrojtje.
Ndoshta gjatë hetimeve, apo dëshmitarë të tjerë, mund të vërtetohet se ka qenë i rrezikuar, ndoshta ka parë edhe ndonjë armë, ose ka menduar se ka. Por sigurisht duhet të kemi një polici të përgatitur, ja çndodh përfaqësuesi i ligjit, është i përgatitur për të ruajtuar jetën e ja çfarë ndodhë, kam qenë shumë i shqetësuar se punonjës policie me lëndë narkotike janë në detyrë.
Ngjan si filma dhe skena Hollivudi, por policët nuk duhet të jentë trajnuar në këtë mënyrë. Oficeri i policisë i mbron ato njerëz nuk është me armë gati. Oficeri i policisë duhet të jetë akull i ftohtë dhe nuk do të jetë si ata”, tha ai.
Gazetari Ferhati më tej deklaori se “edhe nga dëshmitë e personave okularë, ka qenë një situatë krej absurde, kuptohet që viktima mund të ketë qenë në efektin e pijeve alkoolike ose nga drogat, nuk e besoj se oficeri mund të ketë qenë i rrezikuar për jetën e tij.
Edhe shitësi ka deklaruar se ka qenë për diçka banale. Por ne nuk kemi një strukturë për pjesën pisikologjike, të analizimit të policëve për ngjarjet, apo jetën e tyre personale. Është një agjent krimesh në moshën 27-vjeçare, mund të themi se s’ka eksperiencë të madhe, duhet të jetë alarm ky rast për të perforcuar masat dhe parandaluar që të mos ndodhin më ngjarje të tilla”.