Policia e Shtetit tanimë ka në dorë urdhërin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
E teksa pas vendimit të dhënë nga gjykata për ta dënuar ish-kryeprokurorin me burg gazetarët u stacionuan në shtëpinë e tyre, kamera fiksoi edhe momentin kur bashkëshortja e tij mbërriti në shtëpi.
Teksa futej brenda, ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve të mbledhur para banesës tek “Rruga e Elbasanit”.
Gjykata e Posaçme e Apeli e dënoi këtë të mërkurë me 2 vjet heqje lirie ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Hapi i radhës tashmë është ekzekutimi i këtij urdhri, duke arrestuar Llallën, vendndodhja e të cilit nuk dihet.
Në një foto të publikuar sot, Llalla shfaqej me valixhe në dorë në Itali.