Nis rrethimi i kokave të mashtrimit me bursa.
Një operacion masiv është duke u zhvilluar brenda ambienteve të një qendre tregtare në Elbasan. Operacioni po zhvillohet nga policia spanjolle, ku forca të posaçme kanë mbërritur në Shqipëri.
Operacioni po zhvillohet në qendren tregtare “Dardanët”, Guardia Civil ka hyrë në qendër bashkë me forcat Shqiponja.
Aksioni lidhet me zbulimin e një qendre call-center që ka kryer mashtrime të paligjshme. Për mbi 30 minuta policia ndodhet brenda qendrës tregtare.
Ndërsa në Vlorë, një operacion tjetër ka bllokuar një tjetër ‘Call Center’ dhe ka shoqëruar disa vajza, punonjëse aty.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të parë dokumentacionin.
Në Elbasan dyshohet për një të arratisur në momentin kur policia ka ndërhyrë.
Më parë, në mëngjes, forcat e ‘Guardia di Civil’ spanjolle kanë qenë edhe në SPAK. Ndërkaq mendohet se ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.