Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka konfirmuar hetimet e para të zhvilluara për vrasjen e bujshme të Oliver Ivanovic, që tronditi dhe ktheu një klimë jo të favorshme për diskutimet në Ballkan.
Përmes një deklarate, Hoti zbulon se pronari i veturës nga e cila besohet se është shtënë në drejtim të Ivanoviç është nga Serbia, por nuk ka ende një informacion për kombësinë e tij.
Mëngjesin e të martës, mbeti i vdekur në veri të Mitrovicës, lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë efektivët e policisë nisën hetimet për përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë, e cila mund të shkatërroj marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje, Serbisë dhe Kosovës.
Zëvendëskomandanti i Policisë bënë me dije se: “Nuk e dimë ende kombësinë e pronarit të fundit të veturës. Këto informacione i kanë vetëm efektivët që po hetojnë ngjarjen.”
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme shprehen se vetura ka hyrë në Kosovë përmes shtetit Serbisë dhe është gjendur edhe pronari: “Veturën që është djegur e kanë lokalizuar dhe gjurmët na çojnë në Serbi, përmes një shteti të BE-së.”
Sipas burimit thuhet se: “Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar zyrtarisht përmes Ministrisë së Drejtësisë te autoritetet serbe që të na ndihmojnë. MPB përmes një shteti të BE-së e ka lokalizuar që vetura ka qenë në Serbi dhe e kanë gjetur pronarin kujt i është shitur në mes të vitit të kaluar”.
Mjeti tip “Opel”, që është djegur në ditën e vrasjes së Ivanoviçit, është gjetur se kujt i takon që nga viti 2009, dhe kujt i është shitur, por autoritetet kosovare kërkojnë një bashkëpunim më të gjerë me MPB e Serbisë, për identifikimin e nacionalitetit të autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ekskluzive.al