Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, kompania e të cilit do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se në darkën e sotme kanë diskutuar pikërisht rreth këtij projekti.
“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama.
Kjo lëvizje e kryeministrit vjen në momentin kur politika shqiptare ‘po zien’ pas vendimt të amerikanëve për të futur Sali Berishën në listën e zezë.
Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim nga Rama për këtë ngjarje.