Refuzimi i dhënies së vizave për të udhëtuar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mekanizëm që përfaqësitë diplomatike amerikane e vënë në zbatim jo vetëm ndaj personave që konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, por edhe ndaj zyrtarëve shtetërore të një vendi të caktuar, për të cilët Uashingtoni ka indicie se janë të përfshirë në afera korruptive, apo qëndrime antiamerikane.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shkruan se politikani i parë që është shpallur Non-Grata nga SHBA ishte Pablo Escobar.
Kjo praktikë është ndjekur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë ku Spahiu shkruan se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me politikanë shqiptarë. Ai tha se më pas radhën e ka ekzekutimi.
“- Fillimisht edhe Pablo Escobar u shfaq politikisht si liderët tanë në “Shtëpinë e Bardhë”.
– Më pas njësoj si politikanve shqiptar, ai dhe familja shpallen Non-Grata dhe ju hiqet viza amerikane.
– Më pas, rradhën e ka ekzekutimi…..
(FOTO: Escobar dhe i biri në Washington 1981)”, shkruan Kreshnik Spahiu.