Shqipëria luajti mirë në Poloni, megjithatë humbja ndaj polakëve ka ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë humbur dy vende duke zbritur në vendin e 68-të. Përfaqësuesja e Sylvinhos u mposht 1-0 nga kombëtarja e Lewandoëskit.
Megjithatë pretendohet që gjithçka të lihet pas në ndeshjen ndaj Moldavisë ku synohet vetëm triumfi. Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024, objektivi i vetëm është kualifikimi në grupet e Gjermani 2024.