Lajmi se Lulzim Basha survejohet bashkë me familjen nga policia, ka marrë përmasa qesharake.
Portali i Lulzim Bashës ka nxjerrë foton e nja dy të rinjve që qendrojnë ulur në një stol buzë Lanës, dhe thotë se ata janë personat që e ndjekin kreun e PD-së këmba-këmbës.
“Më datë 17 maj, një burim ka kontaktuar Politiko.al duke konfirmuar një prani të shtuar dhe të çuditshme personash pa lidhje me Partinë Demokratike rreth orës 19 të mbrëmjes. Sipas burimit këta persona, rreth 10 vetë, qarkullonin në dy trotuaret përballë selisë blu. Ata uleshin në stolat përballë në breg të Lanës apo bënin ecejake në perimetrin që kufizon selinë e Partisë Demokratike.
Politiko nuk i dha rëndësi lajmit duke e konsideruar ‘trafikun’ e shtuar përballë PD pjesë të kureshtjes për zhvillimet intensive politike, apo një rastësi. Tri ditë më pare, më 14 maj, ‘dëshmitari X’ kishte ‘folur’ nëpërmjet një materiali audio, që u bë publik për herë të parë në mjediset e PD me praninë e Bashës.
Nën dritën e publikimit të lajmit të Panoramës, Politiko e sheh me interest ë ri praninë e atyre që mbrëmjen e 17 majit u dyshuan si ‘policë civilë’. Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi me çdo mjet i dëshmive të Albert Veliut dhe, duke dyshuar për kontakte të ‘dëshmitarit X’ me kryetarin e opozitës, përgjimi duhet të ketë qenë ideja e pare në kokën e strukturave policore të drejtuara nga ministri Xhafaj, vëllai I të cilit ishte personazhi tjetër i audiopërgjimit të Veliut.
Sa i takon përgënjeshtrimit të Policisë, në asnjë rast nuk pritej që blutë të thoshin “po, e kemi bërë ne përgjimin’”, shkruan portali i financuar nga Lulzim Bashës.
T’i kishin thënë Kastriot Myftarajt më mirë, se do ua kishte përgatitur më të besueshëm skenarin e kësaj historie, që për nga humori po ia kalon edhe asaj të Babales.