Bota ka mbajtur frymën nga lufta me Ukrainës e Rusisë dhe të gjithë janë gjithë sy e vesh duke pritur për arritjen e marrëveshjes së paqes. Sipas izraelitëve kjo do të arrihet por me një kosto shumë të madhe.
“Putini ka vendosur pistoletën në tavolinë dhe tani pret përgjigjen e Zelenskyt”. Kështu është komentuar shkrimi i Jerusalem Post në lidhje me negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë për dhënien e një zgjidhjeje ndaj luftës.
“JPost” raporton duke iu referuar burimeve diplomatike se palët janë drejt një marrëveshjeje, e cila “mund të jetë e dhimbshme për Ukrainën”, pasi sipas saj, “tashmë Zelensky nuk mund të marrë më shumë nga sa kishte në tavolinë para luftës”.
Gazeta izraelite shkruan sipas burimeve nga stafi i kryeministrit Naftali Bennett , i cili vizitoi Rusinë pak më parë, se Putini i ka thënë “stop” për momentin ushtrisë së tij duke pritur përgjigjen e Zelensky-t ndaj tre kushteve të Rusisë.
A do të krijojë një parti të re nëse nuk arrihet bashkimi i PD-së? Sali Berisha zbulon lëvizjet që po përgatit
Do të dorëhiqet nga politika apo do rikthehet në krye të PD-së? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur
Ish-ministrja Eglantina Gjermeni mori postin e lartë në OSBE, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe ka një mesazh: Presim bashkëpunim të fortë!
Supozimet janë se Zelensky do të detyrohet të heqë dorë nga rajoni i kontestuar i Donbasit, të njohë zyrtarisht disidentët pro-rusë në Ukrainë, të zotohet se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe të shpallë neutralitetin.
“Nëse ai refuzon, atëherë Putini do të urdhërojë ushtrinë të shkelë pedalin e gazit dhe pasojat do të jetë të pallogaritshme për Ukrainën”, vijon Jerusalem Post.
Negociatat reale, sipas burimeve, po ndodhin drejtpërdrejt mes Rusisë dhe Ukrainës dhe janë shumë më serioze seç e ka bërë të ditur Perëndimi. Kievi nuk i ka treguar Perëndimit se çfarë është diskutuar gjatë negociatave pasi ata nuk duan të zbehin ndjenjën e emergjencës në mbarë botën.