Ndonëse nuk është më pjesë zyrtarisht e grupit parlamentar, në mbledhjet e PD-së Sali Berisha ka qenë sërish fokus i diskutimeve, që ka sjellë sërish përplasjen mes deputetëve dhe kryetarit Lulzim Basha.
Basha ka sqaruar se Sali Berisha nuk është përjashtuar nga strukturat, por përkohësisht deri në sqarimin e çështjes në rrugë ligjore.
“Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktorri dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë! Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo Kuvend se s’mund të këtë në Kuvend grupime anti-amerikane!”, ka thënë Basha.