• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prapaskenat e sherrit mes erdoganistëve dhe familjes Berisha: Loja e fshehtë që po luhet në opozitë

March 3, 2026
in Aktualitet, Debat

Përplasja mes familjes Berisha dhe mediave të lidhura me qarqe turke nxjerr në sipërfaqe lojën më të madhe për kontrollin e opozitës shqiptare…

Një debat publik mes Jamarbër Malltezit dhe një mediaje të financuar nga struktura pranë Turqisë në Shqipëri, pas incidentit në mitingun e 20 shkurtit te Xhamia e Namazgjasë, ka zbuluar tensione më të thella se sa një reagim i momentit. Pas replikave të ashpra qëndrojnë interesa të vjetra politike dhe ekonomike, por edhe një betejë më e gjerë për krijimin ose kontrollin e një opozite të re në Shqipëri. Ndërkohë që disa vende europiane kërkojnë alternativa ndaj Edi Ramës, Turqia dhe Greqia duket se kanë investuar prej kohësh në struktura paralele ndikimi. Në këtë skenar, Sali Berisha shihet si figurë që ose nuk pranon të hyjë në pazarin e ri, ose nuk konsiderohet më partner i besueshëm nga qarqet që kërkojnë riformatim të opozitës.

Në ditët e fundit të shkurtit pati një përplasje publike, e cila u pasqyrua edhe në rrjete sociale, mes qarqeve mediatike të lidhura me Erdoganin në Tiranë dhe segmenteve të larta të PD-së.

Përkatësisht, përfshihej familja e Sali Berishës, konkretisht dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe një media që financohet nga organizata jofitimprurëse të lidhura me Erdoganin në Shqipëri.

Përplasja lidhej me incidentin e ndodhur në mitingun e 20 shkurtit pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku pati edhe hedhje molotovësh.

Megjithatë, duke iu referuar tonit dhe tensionit të replikave mes palëve, duket se nuk bëhej fjalë për një incident të rastësishëm. Debati u zhvillua në faqet e rrjeteve sociale të kësaj mediaje, ku Jamarbër Malltezi iu përgjigj ashpër kritikave për sulmin ndaj xhamisë.

Palët dukeshin të mbushura me inate të vjetra, të akumuluara prej kohësh. Ndërkohë që njëra palë fliste hapur për hipokrizi të opozitës ndaj komunitetit mysliman, Malltezi u shpreh se “doja të falesha, por xhamia ishte mbushur me policë që nuk më lanë, edhe pse nuk më bëhej të falesha në një objekt kulti në tokë që i takon tjetërkujt”.

Këtu del në pah një konflikt i vjetër biznesi mes familjes Berisha dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që nga viti 2013, kur u rrëzua projekti i miratuar nga qeveria e Sali Berishës për një kullë ngjitur me xhaminë, projekt i pezulluar me insistimin e Edi Ramës pasi mori detyrën e kryeministrit.

Edhe pse inatet për milionat e humbura nuk u shuan, duket se kemi të bëjmë me një lojë më të komplikuar.

Kjo shihet qartë si në mungesën e pjesëmarrjes në aktivitetet e Sali Berishës, protesta dhe mitingje, ashtu edhe në lëvizjet e tij për të krijuar një “shoqëri civile” alternative.

Kandidatura për Bashkinë e Tiranës në shtator dhe lëvizja me Ermal Hasimen nuk duken veprime të rastësishme.

I ndodhur nën presion nga qarqe të ndryshme për të hapur rrugën për një opozitë të re, kryetari i PD-së po përpiqet të ruajë kontrollin, edhe pse me mjete të kufizuara.

Këto qarqe përfshijnë vende europiane si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, të interesuara për krijimin e një alternative politike ndaj Edi Ramës.

Në korridoret diplomatike dhe në aktivitete të ndryshme janë ftuar figura publike kritike ndaj qeverisë, si sinjal për mbështetjen e një opozite demokratike. Megjithatë, kultura politike e këtyre vendeve nuk është të krijojnë drejtpërdrejt opozitë, por ta inkurajojnë atë.

Nga ana tjetër, Turqia dhe Greqia kanë ngritur prej kohësh struktura ndikimi në Shqipëri, duke i integruar ato në partitë e mëdha, përkatësisht Turqia pranë Edi Ramës dhe Greqia pranë Sali Berishës.

Pas zgjedhjeve të fundit, Athina dha sinjal se kërkon lidership të ri opozitar, duke ngritur tezën e largimit të Sali Berishës.

Ndërkohë, qarqe të lidhura me Erdoganin ndërmorën aksione publike kundër Edi Ramës, duke e akuzuar si pro-izraelit dhe organizuan protesta për Gazën, ku u angazhuan edhe figura ndërkombëtare si Greta Thunberg.

Megjithatë, këto lëvizje nuk mund të funksionojnë të izoluara dhe rrezikojnë të përballen me reagim të fortë politik.

Prandaj synohet mbështetja dhe financimi i një opozite të re, ku fijet e ndikimit të jenë të shpërndara.

Duket se Sali Berisha ose nuk pranon të hyjë në këtë lojë, ose nuk konsiderohet partner i përshtatshëm.

Marrëdhëniet e PD-së me partitë e reja, që duket se kanë lidhje më të mira me Athinën, janë të ftohta.

Ky plan është strategjik dhe pritet të vijojë. Palët me influencë do të përplasen ose do të negociojnë. Deri tani, duket se nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

/Pamfleti

Next Post

Shqiptarë si dy mafiozët Sandesara apo si Zelimkan Abakarov? Pasaporta shqiptare, një alibi për të fshehur krime

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”! Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved