Një gjest që pa dyshim mund të cilësohet fisnik, është ai që kanë kryer pjesëtarët e familjes Statovci nga Batllava e Podujevës.
Fëmija i vogël i kësaj familje, Uniku, ndërroi j.etë në moshën 6 muajshe për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Prindërit e vogëlushit kishin bërë apel për ndihmë dhe qytetarët arritën të mblidhnin një shumë të madhe parash, 78 mijë euro për Unikun e vogël, por ai nuk mundi të mbijetonte.
Fill pasi përcolli të vogëlushin për në banesën e fundit, i ati, Valmiri, mori vendimin për të kryer gjestin fisnik.
Paratë e mbetura nga trajtimi i të birit, ai nisi t’i dhurojë për bamirësi, për gjithë fëmijët e tjerë që kanë nevojë.
Teksa merret në intervistë nga mediat e Kosovës, Valmiri mban në dorë letrën në të cilën tregon se një fëmije i ka dhuruar 10 mijë euro për kurim.
Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe për 14 fëmijë të tjerë.
Valmiri shprehet:
Ne si familje kemi menduar me i nda këto pare. Kemi vendos që këto para që kanë tepruar, që janë mbledh prej popullatës, t’i shpërndajmë për fëmijët që kanë nevojë”.
I vogli Unik u diagnostikua me një virus shumë të rrallë në mushkëri dhe nuk arriti të mbijetonte.