Edi Ramën dje në Kuvend, është detyruar të pranojë se rrogat në Shqipëri janë shumë të ulëta dhe se shumë njerëz nuk e përballojnë mbijetesën.
Ai e krahasoi vendin tonë me Gjermaninë e pasluftës, ndërsa tha se çdo gjë do të realizohet siç e bëri Gjermania dhe me shumë punë.
Kryeministri u shpreh:Si mund t’i bëjmë rrogat sa do donim të ishin? Vetëm me një mënyrë: Siç i ka bërë Gjermania, që pas luftës hante me tallon, për vite të tëra. Me punë, punë, punë dhe vetëm punë. S’ka as një rrugë tjetër”.
Ndër të tjera ai premtoi se brenda vitit dot ë zgjidhet problemi i rrugës për kuksianët, por edhe do të shtohet një aeroport tjetër në vend.
Rama premtoi: Fola në Vlorë përpara se të ndodhte ajo që ndodhi dhe thashë që do të hapim aeroportin e Kukësit. Kazani menjëherë e pasqyroi “Edi Rama i merr kuksianët me të mirë: u mbyll rrugën, u hap aeroportin”.
Jo mor, kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin dhe të dyja këto do të zgjidhen rruga e para, aeroporti i dyti, brenda këtij viti”.