Sali Berisha në një bashkëbisedim online me përfaqësues të diasporës ka folur edhe për marrëdhëniet e reja Shqipëri-Kosovë na rast se ai vjen sërish në pushtet.
Duke iu përgjigjur pyetjes së këngëtarit Gerald Xhari, i njohur për fansat si Big Basta, i kërkoi të deklaronte se cilat do të jenë qëndrimet ndaj Serbisë dhe Ballkanit të Hapur, Berisha theksoi se kur të vijë në pushtet do të firmosë një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë përtej kufirit.
“Një ndër marrëveshjet e para që do firmos me qeverinë e Kosovës do jetë marrëveshje e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dyja anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi”, tha Berisha.