Presidenti në largim dhe drejtusi de fakto i LSI, Ilir Meta ka nxjerrë një video të vitit 2015 ku ai flet për kreun e PD Lulzim Basha dhe ku shprehet se me këtë të fundit populli do “dëgjonte çudi të mëdha”.
“Të dashur miq, Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti Meta dhe ndan videon e mëposhtme.
Ky reagim i Metës vjen pak minuta pas atij të Presidencës, e cila i përgjigjej akuzave të Lulzim Bashës. Kreu i PD tha dje në media se Ilir Meta i kishte shkatërruar fushatën PD dhe vetë LSI.