NË Konferencën e përbashkët për mediat te kryeministrit Rama me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ky i fundit i ka dhene nje ‘shuplake’ te forte Metes dhe opozites, per zgjedhjet e 30 qershprit.
Ai tha prere se: “Zgjedhjet janë caktuar në qershor dhe duhet të zhvillohen! Qytetarëve nuk mund t’ju mohohet e drejta e votës. Nese zgjedhjet nuk mbahen, demtohet e ardhmja e Shqiperise” .
Nderkohe per reformat e ndermarra dhe per negociatat Junker u shpreh:
Reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria.”90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm.
Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv. Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objkektive, hqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi ‘JO’.
Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull.
Rëndësia e unitetit politik, të gjitha aprtitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres.
Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë. Kështu që jam i lumtur që të dëgjoj kryeministrin. Jam në favor për hapjen e negociatave në verë apo fillim të vjeshtës“l.