Nën.kryetari Komisioni Hetimor, Alban Zeneli është shprehur se raporti përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta mund të jetë gati nga fundi i muajit nëntor. Zeneli tha në një intervistë për Report Tv, se komisioni hetimor ende nuk e ka administruar raportin paraprak të komisionit të Venecias.
“Një raport përfundimtar nga ky komision parlamentar besoj se do ta kemi nga fundi i muajit nëntor se është Gjykata Kushtetuese që e përfundon atë cikël, që vulos anën përfundimtare të këtij veprimi”,-pohoi Zeneli.