Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën.
Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.
Ndërsa Meta shkruan:
“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!”, shkruan Meta.