Që pas publikimit të investigimit nga “Mother Jones” ku faktohej lidha e drejtpërdrejtë e Lulzim Bashës me Rusinë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj medias së njohur.
Lidhur me këtë, prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme.
Revista e njohur, risjell sërish të gjithë dinamikën e ngjarjeve, ku pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme nga “selia blu” dhe mediat pranë saj, tregon faktet me të cilin mbështet dhe mbron raportin.
“Mother Jones” tregon se si Basha ra në kontakt me kompaninë ruse për të paguar lobistin Nick Muzin i cili do ta reklamonte në Uashington.
“Të martën, “Mother Jones” botoi njëinvestigim të gjatë për një firmë misterioze të lidhur me Rusinë, e cila punësoi një ish-ndihmës të fushatës së Donald Trump, i quajtur Nick Muzin. Ai ishte kontraktuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Historia u zhvendos në Biniatta Trade, një kompani që pagoi Muzin $ 150,000 dollarë dhe ndoshta më shumë, për të ndihmuar PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Sipas regjistrimeve të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, dy kompanitë që krijuan Biniatta Trade, ishin të lidhura me firma të tjera të kontrolluara nga shtetasit rusë,” shkruan në hyrje të artikullit revista e njohur.
Më tej “Mother Jones” tregon se si ra në gjurmët e skandalit dhe reagimin e ambasadës ruse në Tiranë.
“Ne u përpoqëm t’i gjurmonim këto kompani të lidhura me Rusinë dhe përfaqësuesit e tyre. Media jonë shqyrtoi të dhënat e korporatave ruse duke dërguar një gazetar në disa adresa në Moskë dhe duke dërguar kërkesa zyrtare përmes postës elektronike në Rusi, Ukrainë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy ditëve të fundit, disa media në Shqipëri ribotuan pjesë të historisë sonë, pasi politikanët shqiptarë dhe ambasada ruse në Tiranë denoncuan artikullin”, nënvizohet në artikull.
Ndërkohë, reagimin e PD-së e kundërshton me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane.
“Partia Demokratike e Shqipërisë lëshoi një deklaratë duke pretenduar se Partia Socialiste në pushtet pagoi “Mother Jones”, të cilën e quajti “media të dorës së dytë”. Deklarata e PD-së mohoi lidhjet me kompanitë e lidhura me Rusinë. “Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë ose kompani ruse”, tha partia. Megjithatë, të dhënat e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, thonë se Biniatta Trade i ka paguar Muzin, një shumë të madhe parash që të bëjë punë në emër të PDSH-së,” thotë prestigjiozja amerikane.(TemA)
REAGIMI-> https://www.motherjones.com/politics/2018/03/after-a-mother-jones-investigation-a-right-wing-albanian-party-attacks/