Ylli i televizionit, Ulrika Jonsson aktualisht ndodhet në izolim mes pandemisë së koronavirusit, së bashku me tre fëmijët e saj, dhe është shprehur e shqetësuar për distancimin nga i dashuri i saj.
Ulrika Jonsson është e shqetësuar se ajo do të kthehet përsëri e virgjër, deri në fund të bllokimit.
Rreth një vit më parë prezantuesja suedeze tërhoqi vëmendjen me deklaratën e saj befasuese, e në 8 vjet e martuar me bashkëshortin e saj, kishte kryer vetëm njëherë marrëdhënie seksuale.
Prezantuesja televizive u divorcua nga burri i saj i tretë Brian Monet vitin e kaluar pasi dyshja u gjendën në një “martesë pa seks” por ajo kohët e fundit gjeti një të dashur të ri.
“U desh shumë për të filluar përsëri motorin tim të brendshëm seksual, vetëm që koronavirusi të hiqte benzinën dhe të më linte të izoluar në një garazh në mes të askundit”– u shpreh prezantuesja 52-vjeçarja.
“E di që ju mund të mendoni se mungesa e intimitetit, prekjes dhe dashurisë është në fund të listës në këtë periudhë të vështirë. Por u desh një kohë e gjatë për të riprogramuar trurin tim të fjetur, për tu zgjuar dhe për të dhënë e marrë dashuri.
Tani po përpiqem të bëj të kundërtën. Tani po përpiqem të kujtoj si është të jesh në një lidhje. Në të njëtën kohë pyes veten nëse do jem vërtet e virgjër kur kjo të mbarojë”, tha ajo.
Pak para se të vendosej bllokimi, Ulrika nisi një lidhje të re, me një mashkull shumë më të ri në moshë. Nëna e katër fëmijëve ka konfirmuar që pritja e saj 5-vjeçare ka mbaruar, dhe se hera e saj e parë me të dashurin e saj të ri ishte e mahnitshme.
Duke shpjeguar raportin e saj të ri dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale në vetëm dy herë gjithsej për rreth një dekadë, prezantuesja e famshme u shpreh:
“Unë sinqerisht mendoja se ana ime seksuale kishte vdekur; unë do të jepja dorëheqjen të jetoja pjesën tjetër të jetës sime pa lidhje seksuale dhe kënaqësinë e prekjes. Tani kam përsëri intimitet në jetën time dhe ndjehem sikur po rizbuloj veten si qenie seksuale përsëri.”
Mirror