Videoja e një prifti në Korçë, i cili “bekonte” një pikë bastesh, u bë virale në rrjetet sociale duke qenë se shumë shqiptarë luajnë fatin e tyre me gjetjen e rezultatit të ndeshjeve.
Një i ri ka vënë katër ndeshje nga liga “Championship” në Angli, të cilat i ka kapur në kokë. Me njëmijë lekë të vjetra djali nga Kuçova ka fituar më shumë se 400 mijë lekë të reja, pasi koeficienti nga parashikimi i tij ishte 4.108.77.
Kur do fati do, s’ka të bëjë shumë prifti as hoxha. Gjithsesi pa u inkurajuar që të luani loto, urojmë që të fitoni sa më shumë meqë me punë nuk na del të mbyllim as muajin