Princi Harry dhe Meghan kanë deklaruar se po tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike pasi planifikojnë të bëhen “të pavarur financiarisht”.
“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit, duke filluar të krijojmë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni.
Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të ‘moshuar’ të Familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht gjatë viteve të fundit, ne ndihemi të përgatitur për të bërë këtë rregullim.
Tani planifikojmë të balancojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës, Komonuelthit dhe patronazheve tona”, shkruajtën në faqen zyrtare mbretërore.
Arsyeja e lëvizjes në dy vendet e mëdha është për të krijuar një hapësirë më të përshtatshme për rritjen e djalit të vogël Archie.
“Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke siguruar gjithashtu familjen tonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës.
Ne mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur, pasi vazhdojmë të bashkëpunojmë me Madhështinë e saj, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse”, përfundoi shkrimi nga Harry dhe Meghan së bashku me falenderimet për të gjithë mbështetësit./a.m/noa.al/