• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prinzi i Ramës që gjunjëzoi mediat më të mëdha botërore

June 25, 2019
in Aktualitet, Blog

Përmes një postimi në “Twitter”, Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se ka pajtuar në çështjen kundër “BILD” studion e avokatit Matthias Prinz, një prej avokatëve më të famshëm në botë në fushën e mbrojtjes të të drejtës së privacisë dhe shpifjes.

Por, kush është Prinz? Avokati me një karrierë mbi 30-vjeçare, i diplomuar në Harvard dhe Hamburg, është përfaqësuesi ligjor i Audi, Volksvagen, T-Mobile, por edhe figurave të njohura Familja Mbretërore Suedeze, Princi i Monakosë, Sulltani i Bruneit, e disa sportisë të famshëm, midis tyre David Beckham, Oliver Kahn, Boris Becker, etj.

Përmes çështjeve të mbrojtura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Prinz ka vendosur disa precedentë të rëndësishëm që gjejnë aplikim botëror (si çështje Von Hannover vs Germany), por ajo për të cilën Prinz mbahet më shumë mend është çështja më e madhe e shpifjes dhe shkeljes së privacisë në historinë e Gjermanisë.

Në vitin 2003, Prinz nisi përfaqësimin e Familjes Mbretërore Suedeze mbi shkeljen e të drejtës së privacisë dhe shpifje në mediat gjermane, pasi disa fotove intime dhe artikujve te pavertete qe qarkulluan per disa jave radhazi. Në këtë çështje, Prinz arriti të detyronte 23 revista e gazeta gjermane që të tërhiqnin, përgënjeshtronin apo publikonin falje për artikujt e tyre.

Në vijim, ai paditi gazetat për dëm imazhi dhe arriti të fitonte një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh për Princeshën Madaleine të Suedisë, nga Gjykata e Hamburgut. Deri më sot, ky është dëmshpërblimi më i madh i caktuar nga një gjykatë gjermane, për shpifje apo shkelje të së drejtës së privacisë.

Dëmshpërblime të ngjashme, Prinz ka arritur të marrë edhe për shumë klientë të tjerë prestigjiozë, përfshi familjen mbretërore të Monakosë apo Princeshën e Hanoverit, koorporata, klube te Bundesliges e sportiste profesioniste.

Në karrierën e tij, Prinz krenohet me disa qindra përgënjeshtrime, dëmshpërblime apo kërkesa falje publike që mediat janë detyruar të publikojnë per llogari te klienteve te tij, në vijim të artikujve të tyre të pavërtetë.

Këtë herë, Prinz do të dërgojë një tjetër çështje në gjykatë, atë të Kryeministrit Rama ndaj “BILD”, një gazetë që prej vitit 1986, është përgenjëse për gjysmën e të gjithë publikimeve të pavërteta të publikuara në shtypin gjerman.

Vetëm koha do të tregojë se çfarë do të vendosin gjykatat gjermane, por një gjë është e sigurt, që në fund e vërteta do të triumfojë e këtë herë, jo në një gjykatë dosido nga ato që mund të gjenden ende fatkeqësisht në vendin tonë, por në një gjykatë me standarte të paprekshme integriteti, siç janë ato gjermanet.

Next Post

Avokati nxjerr faktet duke akuzuar Metën për skandalet e rënda: Luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president kukull

VIDEO/ Rama miting në Kukës, PD tenton antimiting por dështon me 50 "petrita"

Republika e vetëshpallur “Meta Berisha”, kundër Perëndimit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved