Kampionati italian është një dashuri e vjetër për tifozët shqiptar, që ndajnë me të kujtimet e tyre të para me futbollin. Dikur Serie A ishte një ëndërr që pak shqiptarë kishin mundësinë ta përjetonin, ndërsa sot numri i futbollistëve kuqezi që luajnë në elitën e Italisë sa vjen e shtohet. Rritja është e dukshme, çka ka ndikuar edhë në nivelin e ekipit tonë kombëtar. Këtë e pranon edhe drejtori i gazetës së njohur italiane, “Corriere dello Sport”, në një intervistë me gazetaren Alba Kepi për “Ora Sport”, që transmetohet në “Ora TV”.
Drejtor ju kujtuat dhe mungesën e Shqipërisë në këtë Botëror. Çfarë mendoni për zotin Reja, trajneri italian i Kombëtares tonë?
“E jo vetëm Reja, por më parë dhe De Biasi, për një kohë dhe pse të shkurtër Panucci. Jemi vende mjaft pranë e vlerësoj një rritje të futbollit shqiptar. Kam miq të mirë disa futbollistë shqiptarë e kosovarë si Behrami që sot bën komentatorin sportiv. Edy Reja një person i mrekullueshëm e mjaft kompetent në futboll, është në mbylljen e një cikli të karrierës së tij. Mendoj se do të jetë një lamtumirë konsensuale mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. E se po mendohet ndërrimi i tij, të paktën me aq sa dimë.
Të rinjtë shqiptarë në Itali? Ndjek me shumë interes të gjithë të rinjtë pasi mendoj se aty do të kemi një të ardhme të re të fubollit. Nga një futboll që deri pak kohë më parë ishte shumëi vonuar, sot ka më shumë me ambicie, përgatitje, stimuj e famë. Në Tiranë ka një organizim të mirë, e kjo qasje sjell një entuziazëm të madh për këta të rinj. Për Asllanin prisja më shumë tani që luan tek Interi. Asllani punoi mjaft mirë tek Empoli por tek Inter duhej të ishte investuar më mirë për të. Kumbulla i Romës për fat të keq është i dëmtuar, e është një vlerë e mirë. Por dhe nga lojëtarë të tjerë si Hysaj prisja më shumë”, është shprehur Ivan Zazzaroni.