Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimi duket se janë në patronazhin e ndërkombëtarëve. Nga dita në ditë SHBA e BE po shtojnë thirrjet për të shkuar te zyrtarët e lartë dhe bosët e krimit të organizuar, por ndërkohë në prapaskenë po punohet shumë fort prej tyre që të arrihet diçka e tillë.
Sinjali i fortë ka ardhur, pas vizitës speciale të Aida Hajnajt në Uashington, e cila është në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur si FBI-ja shqiptare. Por kush është Aida Hajnaj që mori udhëzime nga amerikanët? Drejtoresha e parë e FBI shqiptare e rritur në Pogradec, është diplomuar si juriste në të drejtën civile me rezultate të larta. Ajo filloi karrierën si hetuese në hetuesinë e Fierit nga viti 1991 deri në 1992 ndërsa deri në janar 1997 shërbeu si oficere e policisë gjyqësore në këtë komisariat. E njohur gjithashtu edhe si lektore në Fakultetin e Drejtësisë, Hajnaj vazhdon t’i ngjisë shkallët modestish.
Ka punuar gjithashtu në përpunimin e të dhënave në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga 2004 deri në deri në 2013, kohë kur ky departament mori formën më të rëndësishme dhe kur shumë dëshmitarë si ata kundër bandës së Aldo Bares dhe kundër Lulzim Berishës u mbrojtën nga kjo drejtori së bashku me të afërmit e tyre. Nga viti 2013 deri në vitin 2017, Aida Hajnaj punoi si shefe e sektorit të Hetimit e Pastrimit të Parave. Më pas emërohet si drejtoreshë e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit. Në 4 janar 2019 Aida Hajnaj u emërua zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Amerikanët nën shënjestër paratë e pista
Pra Aida Hajnaj, shefja “ e FBI shqiptare” është eksperte në hetimin për pastrimin e parave të pista. Sipas informacioneve të gazetës “SOT”, me asistencën e SHB do të fillojë një hetim i fortë për korrupsionin, kryesisht paratë nga krimi. Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe udhëzimet nga amerikanët pritet të izolojnë familjet politiko-ekonomike mafioze në Shqipëri.
SHBA do të ndërmarr programe të reja duke shtuar mbështetjen për prokurorinë dhe gjykatat. DASH ka vënë nën shënjestër paratë e pista dhe kjo u pa në raportin e fundit që publikioi. Sipas raportit vjetor të Departamentit të Shtetit, Shqipëria është e ekspozuar ndaj pastrimit të parave që burojnë nga veprimtari kriminale, para të cilat sipas raportit, kontribuojnë edhe në rritjen e korrupsionit në vend.
Trafikimi i lëndëve narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar, përfshirë trafikun e qenieve njerëzore, apo dhe evazionin fiskal konsiderohen në raport si burimet kryesore të parave të pista. Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, Shqipëria është gjithashtu e ekspozuar ndaj pastrimit të parave që burojnë nga veprimtari kriminale, para të cilat sipas raportit, kontribuojnë edhe në rritjen e korrupsionit në vend.
Trafikimi i lëndëve narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar, përfshirë trafikun e qenieve njerëzore, apo dhe evazionin fiskal konsiderohen në raport si burimet kryesore të parave të pista. Raporti vëren se Sektori i ndërtimit ai i pronave të paluajtshme dhe përfshirja në sipërmarrje janë mes metodave më të përhapura të pastrimit të të ardhurave të paligjshme.