Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për përplasjen fizike në Parlamentin e Kosovës, por dhe seancën e tensionuar në parlamentin shqiptar.
Kalo deklaron se ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak pusht-shtet.
Ai kujton shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës se “shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”
“TURP dhe vetëm TURP… Në ndërkohë që shovenët serb po bëjnë të pamundurën të gllabërojnë Veriun e Kosovës, të ndihmuar jo pak nga sllavofilët e Brukselit e Moskës…
Në ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd nga genocidistët millosheviçianë serb, të drejtuar tash nga ish-ministri i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç, për faqen më të zezë të SHQIPTARISË politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak PUSHT-SHTET…
Tash kuptohet qartazi thënia e At Gjergj Fishtës se: “Shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”…Quo vadis Shqipëria ime e andej e këndej Drinit!!!”, shkruan Kalo.