Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, thotë se ajo që ka ndodhur në “Prestig Resort”, nuk është një sulm ndaj medias.
“Sulmi ndaj resortit, nuk eshte sulm ndaj medias..mos na beni per budallenj! Kjo do ishte keshtu, nese media do sillej si media, dhe nuk do permendte byreket.
Nese media do ishte media, regjimi do ta mendonte mire ndonje akt kunder medias, nuk po them se nuk do ta bente, po me siguri do ta peshonte mire. Fakti qe ky e ben kaq banalisht, do te thote se sa banale eshte historia.
Mua si qytetar te lire, nuk me genjeni dot, aq me teper qe mediat i njoh pak dhe i di disi kushtet e çensures.
Keto ne literature quhen asesime pozicionesh, ose ripozicionim, nuk kemi asnje perplasje thelbesore mes dhunes se pushtetit dhe fjales se lire..fjalen e lire keta e kane copetuar me thike ne bashkepunim neper gostite e tyre..
Por nese dikush do doje seriozisht ta perdori me ndershmeri liçensen, e garantoj qe do jete shume me i fuqishem se sa i armatosur me resorte”, shkruan ai.