Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, një nga propozuesit e projektligjit për lustracionin që parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike të anëtarëve të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, tha për Report Tv në emisionin “Repolitix”, se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste dhe se drejtësia e re nuk duhet të përfshijë më figura të tilla me të kaluar të dyshimtë.
“Besoj se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste. Ata që janë nga komunizmi të merren me profesionet e tyre, nuk them të mos merren…pas 30 vitesh nuk e shohë të arsyeshme që ata që kanë bërë dënime t’i shohë në krye të kësaj reforme apo drejtësie të re.
Për mua është hera e parë që bëhet një ligj me nisëm dikë që nuk ka qenë komunist. Në fakt, ai ligj është propozuar që në nëntor.
Shqiptarët meritojnë të kenë në institucione jo hetues komunist apo spiun të rëndomtë, pasi është amoralitet të bëjnë ligje këta individë. Në fakt, në 30 vite post komunizëm të gjitha palët kanë menduar të bëjnë ligje për të fuqizuar pushtetin e tyre”, tha Murrizi.