Deputeti demeokrat Ervin Salianji ja ka mbathur me vrap, menjëhere pas perfundimit te emisionit Opinion në TV Klan ku publikoi një video – rrëfim të dëshmitarit Alfred Alizoti.
CNA.al mesoi nga personat e pranishëm se deputeti i PD eshte larguar me vrap sapo Blendi Fevziu i ka komunikuar se drejt televizionit po shkonin prokurorët për të marrë filmimet e publikuara.
Salianji është larguar me vrap nga studiot e Klan, duke hipur në një makine Range Rover i ndjekur nga dy shoqerues, burimet thanë se nga pakujdesia dhe nxitimi ne ikje mjeti i Salianjit gati ka rrezikuar jeten e rojeve te TV Klan.
Prokuroret tashme ndodhen ne TV Klan por duhet te mjaftohen me nje kopje te filmimit pasi usb deputeti i PD e ka futur ne xhep dhe eshte larguar me vrap.