Dëshmi e dhënë nga ish-prokurori, pjesë e hetimit të vrasësve të deptuetit demokrat Hajdari, i cili rrëfen “pagjumësinë” e Berishës, pak ditë para nisjes së gjyqit dhe përpjekejt për ta cunguar hetimin, për ta devijuar e sabotuar këtë proces
Prokurori Çoniku: “Berisha i tmerruar, më kërkoi takim natën, i dhashë dosjen sekrete “Nr. 106” të vrasjes së Azemit dhe më porositi të “qepja” gojën
Ish-prokurori i rrethit të Gramshit, Violent Çoniku, tashmë avokat në Tiranë, ka hetuar dosjen e vrasësve të deputetit demokrat Azem Hajdari, i cili ka rrëfyer detaje që kanë lidhje me interesimin dhe ankthin e Sali Berishës, për të ditur mëe çdo kusht, se çfarë provash kishte brenda dosjes hetimore, të cilën këkronte ta merrte si kopje: të plotë, detjae që ish-prokurori Çoniku, i ka deklaruar për median, në inetrvistën e datave 25 e 27 maj 2008, ku tregon:
– Zoti Çoniku, kur e keni patur kontaktin e parë me dosjen “Hajdari”?
Në tetor të vitit 2002, jam ngarkuar me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar “Klosi”, i cili kishte në trajtim dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, për një çështje, që unë kisha hetuar si Prokuror në Gramsh, në lidhje me dy të arrestuarit Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, të cilët ishin arrestuar në 17 korrik 1998, “për trafik armësh”, por këta emra, më pas rezultoi se kishin lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.
– Ç’ lidhje ka lirimi i tyre, me vrasjen e Azem Hajdarit?
Ata u liruan në datën 4 shtator 1998. Sipas dokumentit të SHISH, që m’u paraqit në Komisionin Hetimor Parlamentar, thuhej që “këta i kishte arrestuar “një porosi e Azem Hajdarit, porosi që më ishte dhënë mua prej Azemit”.
Ky dokument, u ishte bërë i ditur dhe dy të arrestuarve Haxhiaj e Haklaj, të cilët e kishin në dorë, madje siç më kanë deklaruar gjatë hetimeve “kjo ishte lojë, për t’i nxitur për të krijuar konflikt me Azem Hajdarin e për t’u hakmarrë ndaj tij”.
Pas lirimit të tyre në datën 4 shtator 1998, ndodhi vrasja në datën 12 shtator 1998, vrasje për të cilën u arrestua Isamedin Haxhiaj dhe miku i tij Fatmir Meta, si dhe u akuzua Halil Haklaj, i cili afro 1 vit më pas, në datën 4 gusht 1999 u vra, përpara se të bëheshin arrestimet për vrasjen e Azemit.
– Përveç Komisionit Parlamentar, cilët kanë dijeni rreth informacioneve tuaja “sekrete”, në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit?
Vetëm Sali Berisha! Madje Berisha, ka prova që nuk janë prezantuar as në dosje, as në gjykim, as në hetim nga prokuroria dhe as janë lejuar të trajtohen prej meje në Komisionin Hetimor Parlamentar. Për dëshminë që dhashë në Komisionin Hetimor Parlamentar, kam vënë në dijeni vetëm zotin Sali Berisha, i cili, për hir të së vërtetës, ka marrë dëshminë time me shkrim, para se të vija në komisionin parlamantar, ose më saktë, qysh në muajin gusht 1999 dhe Berisha, ka të gjitha letrat e dosjes dhe dëshminë time, që do bëjëa para komisionit.
– Si dhe kur u lidhët, me zotin Berisha?
Kur isha me detyrë prokuror në Pukë, jam njoftuar nëpërmjet sekretarit të PD-Pukë, i cili më erdhi në shtëpi natën e më tha: “Më ka njoftuar Edi Paloka, që me porosi të doktor Berishës, të paraqitesh urgjent në Tiranë, për nëj cështje me rëndësi dhe mos I trego askujt që do takoesh me doctor Berishën”.
Ashtu veprova. Kur shkova në zyrë tek Sali Berisha, ai më tha: “Këto ditë, do të jesh i thirrur në Komisionin Hetimor Parlamentar, për dosjen “Hajdari”. Thuaj ato që më ke thënë mua dhe deklaro, që Fatos Klosi e Thimjo Kondi, kanë qenë në Gramsh dhe pas ikjes së tyre, janë liruar Isamedin Haxhiaj e Halil Haklaj, thuaj vetëm kaq dhe për çdo të papritur ose siklet, ke mbështetjen time të plotë”.
– Si vijoji më tej dhe si u mbyll, biseda me Sali Berishën?
Mund të them, se unë kam bërë disa takime me Sali Berishën për “Dosjen Hajdari” dhe ecurinë e saj në hetime, mbasi Berisha më thërriste, duke shfrytëzuar faktin, që unë isha mik i afërt, i Azem Hajdarit, por ka dhe prova nga hetimet e bisedat konfidenciale, që kam bërë me Haxhiajn e Hakljan, të cilat ia kam dhënë Berishës.
Sali Berisha i di të gjitha, ia kam lënë me shkrim, me detaje. Pas çdo takimi, më thoshte:
– “Mos i trego askujt as në familje, që je takuar e ke biseduar me mua. Mos i jep askujt asnjë informacion, nga këto që më ke dhënë mua”.
Disa kohë, pasi i kisha dorëzuar provat, në një takim tjetër, unë i kërkova Berishës të hapej hetimi për këtë dosje. Ai më tha: – “Patjetër që do ta hapet, kur të vijmë ne në pushtet, do ta hapim”.
– A mendoni, se provat sekrete, që i keni dhënë Berishës, mund të zbardhin të vërtetën e evrasjes së Azem Hajdarit”?
Sali Berisha është i vetmi person, që i di të gjitha detajet, emrat dhe faktet, që nuk janë futur as në dosjen gjyqësore, atij i kam dhënë prova të plota me emra e pseudonime personash e vendesh dhe kode komunikimi sekrete, mes atyre që organizuan dhe realizuan vrasjen e Azem Hajdarit e mund të them, se nëse Berisha çon në prokurori, vetëm disa prej atyre provave që i kam dhënë unë, drejtësia detyrohet ta rihap “Dosjen Nr. 106”, nëpërmjet të cilës, zbardhet lehtësisht, realisht e shumë shpejt, vrasja e Azemit.
– Ç’është kjo dosje me “Nr. 106”, që mbahet e bllokuar dhe ku gjendet?
“Dosja Nr.106”, ka gjithë deklarimet reale gjatë pyetjes së Haxhiajt dhe Haklajt, me detaje e prova paraprake, të cilat nëse trajtohen me korrektesë dhe vlerësim të plotë gjykimi, mendoj se të çojnë qartëzisht në skemën dhe personat e skenarit të vrasjes së vërtetë të Azem Hajdarit.
Unë kërkova nga Komisioni Hetimor Parlamentar, që procesi i pyetjes time për vrasjen e Azem Hajdarit, të niste nga hapja e dosjes hetimore “Nr. 106”, por anëtarët e komisionit refuzuan. Nuk e di se përse, por pas atij refuzimi, nuk më ka pyetur më, as Sali Berisha!