Prokurori i Barit, Cardinale ka folur gjatë konferencës së përbashkët për mediat për operacionin ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës, hetimet dhe për pastrim parash e korrupsion.
Ai tha se është një ditë shumë e rëndësishme për luftën kundër krimit të organizuar, ndërkufitar sepse është një sinjal i rëndësishëm që lufta kundër krimit të organizuar është e organizuar. “Sot është një ditë e mirë, midis dy autoriteteve shqiptare dhe italiane dhe ja dolëm që të kemi një rezultat.
Problemi i kriminalitetit midis vendeve është një problem i përbashkët. Vetëm duke bashkëpunuar bashkë mund të kemi rezultate. Kur punojmë bashkë, kemi dhënë një kontribut që vlen për të gjithë. Nuk do të flasim më për bashkëpunim por për një punë të krye së bashku.
Ka vetëm një bashkësi që godet krimin e organizuar. Sot është një ditë e mirë dhe duhet tu themi faleminderit vëllezërve shqiptare. Po punohet prej 3 vitesh dhe do të punojmë bashkë për shumë kohë, dhe kjo do të na bëjë të lumtur. Më pak të lumtur do të jenë organizatat kriminale”, u shpreh prokurori.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i DIA, Maurizoi Vallone ka vlerësuar në nivele maksimale bashkëpunimin me autoritet shqiptare në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar, ndërsa rezultatet e operacionit “Shpirti” i konsideroi si shumë të rëndësishme. Ai ftoi po ashtu hetuesit e BKH për trajnim në Bari të Italisë, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar gjithmonë me autoritetet shqiptare.
“Bashkëpunimi me autoritet shqiptare është në një nivel shumë të lartë, ndihemi si në shtëpi në Shqipëri, hetuesit tanë. DIA do të jetë gjithmonë krah autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre italiane, për të suportuar operacionet investigative ndërkombëtare”, u shpreh Vallone.