Më pak se 24 orë pasi presidenti Ilir Meta i kërkoi informacione për anëtarët e kabinetit qeveritar, Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Presidentit të Republikës.
Kërkesa e një verifikimi të tillë është absurde dhe anti ligjore. Meta edhe në vendimet e marra për dekretimet e Lleshajt dhe Cakajt është cilësuar veprim antikushtetues, sepse nuk është në kompetencat e tij formimi dhe miratimi i qeverisë.
Sipas Kushtetutës edhe nëse Meta shikon, sipas mendjes së tij të papërshtatshëm një ministër, ai duhet të nxjerrë dekret dhe ky dekret si çdo dekret tjetër duhet të kaloj për votim në parlament duke e bërë nul vendimin e tij.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për asnjë nga 16 ministrat e propozuar nga Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit, duke i hequr në këtë menyrë edhe mundësin e vetme për të bërë show duke u dukur si president në shkarkim. /Ekskluzive.al